11 vdekje dhe 309 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, janë regjistuar 153 raste të reja me COVID-19, nga 1549 teste sa janë bërë gjithsej.

Po ashtu, gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 11 viktima, derisa 309 është numri i të shëruarve.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 202.705, numri i pacientëve të shëruar është 188.849, i të vdekurve është 7.145, numri i rasteve aktive është 6.711./albeu.com


Shtuar 1.11.2021 15:57