Elbasani nuk vë gjumë në sy, goditet nga tërmeti disa herë gjatë natës

Të tjera pasgoditje kanë vijuar të ndihen gjatë natës në qytetin e Elbasanit. Pas tërmetit me magnitudë 4.2 i cili ra reth orëa 21:21 të tjera lëkundje janë ndjerë, por me magnitudë më të vogël.

Janë regjistruar katër të tillë duke nisur nga 1.6 ballë deri në 2.

Ka kaluar vetëm një vit e pak ditë nga tërmeti i 21 shtatorit për tu pasuar me atë tragjik të 26 nëntorit, por pasgoditjet vijojnë të ndjehen ende në vendin tonë.


Shtuar 25.09.2020 06:36