“Fol me të tutë e mos na çaj k…”, ofendime pa fund mes Mihajloviç e Gasperinit (VIDEO)

Stadiumet e boshatisura për shkak të pandemisë, nuk sjellin vetëm mungesën e atmosferës në ndeshjet e futbollit, por bëjnë që të dëgjohet thuajse gjithçka që thuhet në fushën e lojës a në pankina.

Ndaj sot të gjithë dëgjuan se si gjatë ndeshjes mes Atalantës dhe Bolonjës, trajnerët e dy skuadrave nuk kursyen fyerjet ndaj njëri-tjetrit.

Mikrofonat kapën gjithçka, duke filluar nga ofendimet e Sinisha Mihajloviç ndaj Xhiampiero Gasperinit.

Trajneri serb kërkonte karton për një faull kundër lojtarit të tij e Gasperini e kundërshtoi duke i thënë ta mbyllte gojën e të mos ankohej. “Fol me të tutë e mos na çaj k…” ishte përgjigja e serbit që iu kthye disa herë kështu trajnerit italian.

Ky i fundit nuk ngurroi t’ia kthente e si përgjigje mori një ndëshkim me të verdhë ashtu si trajenri serb. Por për trajnerin italian ky ishte i verdhi i dytë e si rrjedhojë u përjashtua nga pankina para fundit të pjesës së parë.

Kjo bëri që edhe Gasperini të tërbohej kundër gjyqtarit e aq më keq ndaj Mihajloviç, duke iu drejtuar përsëri me fyerje këtij të fundit para se të braktiste pankinën.


Shtuar 21.07.2020 19:40