Klop: Sa herë na mund Napoli, Liverpuli shkon në finale!

“Në Napoli rrezikoni grabitje dhe sulme”. Një paralajmërim i Liverpulit në rrjetet sociale për tifozët e vet përpara transfertës me Napolin ishte temë edhe e konferencës për shtyp të Jyrgen Klopit, i cili u nervozua me gazetarët italianë, që e pyetën në konferencë nëse mendon se Napoli është një qytet i rrezikshëm?

“Mendoj se ju po përpiqeni të gjeni tituj, nga Napoli jeni? Mendon se është i rrezikshëm? Unë nuk e di se nuk jetoj këtu dhe mbrohem me eskortë. Kam përshtypjen se ju nuk dini çfarë të më pyesni.

Ekziston rreziku për përplasje mes tifozëve, por unë nuk jetoj këtu dhe nuk jam për t’ju dhënë tituj.

Dua vetëm që të shkoj në hotel dhe përqendrohem për ndeshjen”, iu përgjigj tekniku gjerman, ndërsa në lidhje me transfertën në Napoli, ku nuk ka fituar kurrë, Klop u përgjigj me batutë:

“Si me Dortmundin, ashtu edhe me Liverpulin jemi mundur këtu, por kur kjo ka ndodhur dy herë kemi shkuar deri në finale. Nuk kemi luajtur mirë edhe për meritë të Napolit, që është shumë i fortë”.

Ai konfirmoi se Tiago Alkantara rikthehet dhe do të ketë minuta sot në “Maradona”, ndërsa Xhons dhe Karvajo nuk kanë dëmtime serioze:

“Xhons nuk është aq serioz sa mendohej, Karvajo ka nisur të ecë, por nuk është në gjendje që të stërvitet. Shpresojmë që të mund të rikthehet në fundjavë”.

Por në opsion është Arturi, i cili pritet të debutojë: “Ka nevojë për të luajtur futboll, si në ndeshje, ashtu edhe në stërvitje.

E kemi integruar në grup, nuk ishte stërvitur me grupin te Juvja. Mund të luajë për disa minuta, por jo për gjithë ndeshjen. Duhet të ambientohet edhe në të tilla nivele. Champions-i nuk është më pak i lodhshëm sesa Premier Liga”./Panorama


Shtuar 7.09.2022 13:39