PAMJET/ Hajde po ta mbajti! Si e nxorri në pritë Taulant Balla ish-deputetin e PD-së për ta arrestuar LIVE (VIDEO)
Ish-deputeti i PD,
Bardh Spahia u arerstuar mbrëmë live teksa po mbërrinte në Top-Channel.
Ai ishte shpallur në kërkim pas incidenteve në KZAZ e Shkodrës mbrëmë, ku militantë të PD i vunë flakën materialeve zgjedhore.
Ish-deputeti demokrat
Bardh Spahia në një lidhje direkte në emision, u pyet nga gazetarët
nëse ai ishte në dijeni se po kërkohej nga policia pas situatës që u krijua dje në Shkodër.
Ai tha se nuk ishte në dijeni të një informacioni të tillë, “unë kam gjithë ditën që lëviz nëpër Tiranë, nuk më ka ndaluar njeri”.
Spahia ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare se është në kërkim.
Spahia tha se nuk ka organizuar asgjë dhe çdo gjë që është thënë nuk është e vërtetë.
Në këtë çast socialisti Taulant
Balla futet në debat dhe i thotë se
nëse është kështu atëherë le të vijë në studio dhe të provojë të dalë nga zyrat e PD.
Pas kësaj
Spahia tha se do të niset menjëherë për në studio, por u arrestua rrugës. Më vonë
Spahia tha se
Balla e futi në kurth duke njoftuar njëkohësisht policët që ta arrestonin.
Shtuar më 20/06/2019,
ora 11:42