PAMJE TURPI: "O plehrë, turitharë e qelbur", militantët e Tahirit sulmojnë gazetarët (VIDEO)
Pëlqej
Kanë qenë pamje aspak të një vendi demokratik ato para selisë së Kuvendit ku militantët e PS-së sulmuan gazetarët që po i bënin pyetje Saimir Tahirit.

Ndërkohë që gazetarët bëjnë pyetje, militantet i sulen gazetarave me fyerje, ndërkohë që njëra prej tyre në fund të konferencës i sulet gazetares së Neës 24 Klodiana Lala duke i thënë: Ik zhduku, jeni të poshtër!.

"Kujt i bën ato pyetje ti moj turitharë"., - thotë një grua militante kurse tjetra thotë: "Gazetare e qelbur. Surrtja. Ta marr prej leckash ta hesh jashtë".

Kujtojmë se pas drekës së djeshme kur Tahiri kërcënoi hapur Ramën se do të fliste, PS urdhëroi bazën e militantëve të saj që t'i dilnin në krah ish-ministrit duke dhuruar skena të tilla si kjo e sotmja. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2017, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori