Rrëfehet Koulibaly: Unë te Juventus? Nuk do e pranoja kurrë

Kalidou Koulibaly është rikthyer për të folur rreth prapaskenës së transferimit të tij.

Para se të kalonte te Chelsea, ai kërkohej nga disa ekipe të tjera, ndër to edhe Juventus.

“Kisha oferta nga shumë klube, por zgjodha me kujdes. A më kërkoi Juventus? Po, ata paraqitën një ofertë për mua, një kontratë, por unë nuk mund ta pranoja. Nuk do ta vishja kurrë fanelën e tyre, sidomos nga respekti që kam për Napolin”, është shprehur mbrojtësi i Chelsea për “Corsera”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 1.11.2022 10:31