Detaje nga të shtënat në Laç, i plagosur një nxënës, policia: Kemi identifikuar autorin, një 17-vjeçar

Mesditën e sotme në qytetin e Laçit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri jashtë gjimnazit të përgjithshëm.

Policia bën me dije se pas një sherri mes nxënësve, ka mbetur i plagosur një 15-vjeçar, i cili është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Nga ana tjetër, autori, një nxënës 17-vjeçar është identifikuar dhe policia po punon për kapen e tij si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:20, në lagjen nr.4 në Laç, jashtë rrethimit të gjimnazit, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi i mitur L. Rr. 15 vjeç, nxënës në gjimnaz, banues në Kurbin, i cili është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë me marrjen e njoftimit, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore, kanë identifikuar autorin e dyshuar shtetasin A.Gj. 17 vjeç, gjithashtu nxënës i gjimnazit.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin e kapjen e autorit./albeu.com