EMRAT/ Dhunuan pronaren e banesës dhe grabitën para e bizhuteri, arresohen dy vëllezërit në Dibër

Policia e Dibrës ka vënë në pranga dy vëllezërit Fjoralb dhe Arsen Mani, për vjedhje me dhunë të pronës dhe pasurisë.

Dy të rinjtë grabitën me dhunë para dhe sende personale në banesën e një shtetasje në fshatin Pejkë.

Policia ka indentifikuar ka identifikuar dhe ndaluar më pas dy vëllezërit.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Dibër, operacioni policor i koduar “Goods”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

I vodhën me dhunë para dhe sende personale në banesë, një shtetaseje, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga 2 vëllezërit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Postës së Policisë Maqellarë, pas marrjes së njoftimit se 2 persona të paidentifikuar kishin hyrë në banesën e një shtetaseje, në fshatin Pejkë dhe i kishin vjedhur me dhunë, një shumë parash dhe sende personale (varëse dhe orë), menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre, në kuadër të operacionit policor të koduar “Goods”.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, nga ana e shërbimeve të Policisë u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasve:

-Fjoralb Mani, 25 vjeç dhe Arsen Mani, 27 vjeç, (vëllezër) banues në fshatin Pejkë, Maqellarë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com