Pamje të pazakonta mes Tiranës: I riu del lakuriq në rrugë, policia bën sehir (VIDEO)
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të martë në Tiranë, ku një i ri është parë që të lëvizë i zhveshur në rrugët e kryeqytetit.

Në videon shihet se si i riu në fjalë, ka dalë të ecë nudo nëpër rrugët e kryeqytetit, duke bërë që kokat e të gjithë qytetarët të kthehen nga ai, ndërsa policia shikohet se nuk ndërhyn.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e spitalit të Traumës në Laprakë, Tiranë.

Patrulla thjesht kalon, dhe nuk ndalon për ta pyetur apo për të marrë ndonjë masë që djali në fjalë të kthehet në shtëpinë e tij.

Kjo është një sjellje jo normale dhe në një ore kur në rrugë mund të gjendeshin dhe fëmijë, por dyshohet se personi ka probleme mendore /abcnews.al

Shtuar më 14/07/2020, ora 16:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori