Këngëtare dhe moderatore! Zbulohet konkurrentja e “Dancing with the Stars 2”

Kur kanë mbetur edhe pak muaj nga startimi i “Dancing with the Stars 2”, detaje të reja rreth kastit dalin në dritë.

Kështu, pas Eni Shehut që do t’i bashkohet kastit, një tjetër emër mendohet se do ti bashkohet konkurrentëve të “Dancing with the Stars”.

“Kryefjala” raporton se mendohet se kastit do ti bashkohet moderatorja e “Wake Up”, Enxhi Nasufi. Enxhi që për publikun u bë e njohur si këngëtare, duket se do të shpalosë këtë herë edhe aftësinë e saj në kërcim.

Dancing pritet të nisë në shtator edhe këtë herë do të jetë nën moderimin e Bora Zemanit e cila do të heqë dorë përfundimisht nga “Përputhen”. Bashkëprezantuese me Borën do jetë Megi Pojani, e cila do mbështesë konkurentët dhe do i presë në “Gold Room”.

Kujtojmë se në edicionin e fundit të “DWITS”, fituese doli partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha. Në vend të dytë doli këngëtarja e njohur Elhaida Dani.