Pamje të frikshme: Makina shpërthen në flakë në mes të rrugës (VIDEO)
Situata ishte shumë e qetë në rrugët e Kievit sot deri në momentin kur një makinë shpërtheu papritur teksa ishte në radhë në trafik.

E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë të një pallati, kur një makinë e zezë në të cilën ishte një çift me fëmijën e tyre shpërthen, shkruan Albeu.com.

Dyshohet se shpërthimi ndodhi për shkak të një lëndë shpërthyese që ishte vendosur në makinë.

Nga shpërthimi mësohet se është vrarë Timur Makhauri një separatist çeçen, i cili sipas autoriteteve të Kievit kishte qenë vazhdimisht nën ndjekjen e Forcave Speciale ruse për shkak të angazhimit të tij kundër ushtrisë ruse në Çeçeni.

Në makinë ishte edhe bashkëshortja e tij dhe fëmija, të cilët kanë marrë dëme të mëdha në trup.

Shtuar më 09/09/2017, ora 15:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori