Pamje të frikshme, dy avionë përplasen në ajër (VIDEO)
Ky është momenti kur dy avionë të Forcave Ajrore të Indisë (INF), të njohur si Surya Kiran (Rrezet e Diellit), u rrëzuan gjatë Aero India Show 2019.

Në pamjet filmike do të shikoni momentin e përlasjes së dy avionivë dhe se si ata rrëzohen në tokë.

Fatmirësisht pilotët kanë shpëtuar pasi janë hedhur me parashutë pak pas momentit të përplasjes në ajër.

Pilotët thuhet se po provonin aftësitë e tyre për edicionin e 12-të të Tregtisë Aero India.

Detajet se si ndodhi aksidenti ende nuk dihen.
Shtuar më 20/02/2019, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori