Pamje rrëqethëse! Shkundet nga shpërthimi kryeqyteti i Libanit, të paktën 10 viktima (VIDEO)
Dy shpërthime të forta, njëri pas tjetrit kanë tronditur kryeqytetin e Libanit, Bejrutin.

Mediat e huaja thonë se dëmet materiale janë shumë të mëdha, duke dëmtuar banesa dhe dritare në qendrën historike të qytetit.

View this post on Instagram

Pamje te tmerrshme nga shperthimi i fuqishem ne Beirut Ende nuk ka një shkak zyrtar për shpërthimin në Beirut që u ka marrë jetën të paktën 10 personave e ka plagosur qindra të tjerë. Ndërkohë, gjeneral i lartë Abbas Ibrahim, është shprehur për mediat libaneze se me shumë mundësi, burimi i shpërthimit ishte një depo në port, ku mbahej material me rrezikshmëri të lartë shpërthimi. /albeu.com/

A post shared by Albeu.com (@albeucom) on




Shpërthimi u tha se ishte përqëndruar në portin e Bejrutit, ndërsa flitet se mund të ketë marrë flakë një depo fishekzjarresh.

Po ashtu, sipas Reuters, deri tashmë së paku 10 persona kanë humbur jetën, por shifra ende nuk dihet zyrtarisht. Pamjet e transmetuara nga mediat e huaja kanë bërë xhiron e botës

Shtuar më 04/08/2020, ora 19:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori