PDIU braktis Edi Ramën
Pamje që po bëjnë xhiron e botës, ushtari arratiset nën breshërinë e plumbave (VIDEO)
Pëlqej
Pamjet dramatike që janë publikuar së fundmi në mediat botërore tregojnë momentin kur një ushtar i Koresë së Veriut bën një arratisje të çmendur në kufirin jugor me një xhip.

Rojet kufitare të Koresë së Veriut ishin vënë nga pas ushtarit dhe hapën zjarr mbi të ndërsa gjatë ndjekjes ushtari mbeti i plagosur, përcjell albeu.com.

Ushtaraku rreth 20-vjec u pikas nga ushtarët e kufirit, të cilët qëlluan disa herë me breshëri në drejtim të tij.

Video tregon ushtarin e plagosur mes gjetheve.

Ai është dërguar në një spital në Korenë e Jugut, ku ndodhet në gjendje të rëndë. /albeu.com/

Shtuar më 22/11/2017, ora 13:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori