Pamje dramatike nga Greqia, cikloni shkakton shumë dëme (VIDEO)
Janë dramatike pamjet që vijnë nga Greqia, e cila prej mëngjesit të djeshëm është duke u përballur me furinë e cikloni "Ianis".

Deri më tani raportohen 2 të vdekur, një grua dhe një burrë.

Mediat greke bëjnë me dije se burri është një 63-vjeçar nga Shqipëria, i cili kishte humbur që dje dhe kërkohej nga të afërmit e tij.

Ndërkohë, një video që po qarkullon aktualisht në mediat greke tregon dimensionin e vërtetë të ngjarjes.

Një burrë ka mbetur prej orësh i ngecur në rrugën e kthyer në lum nga reshjet.

I moshuari prej deri sa të shkojnë skuadrat e shpëtimit për ta nxjerrë prej andej, ndërsa duket vetëm një pjesë e vogël e kabinës së makinës.

Për fat të mirë, i moshuari shpëtoi.
Shtuar më 19/09/2020, ora 20:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori