Pa fjalë! Brenda shtëpisë super luksoze të Riselda Sejdijas në Dubai (VIDEO)
E ftuar pasditen e djeshme në emision “Rudina” ishte koreografja Riselda Sejdia, e cila foli ndër të tjera për jetën e saj luksoze, pushimet e shumta dhe çështjet familjare.

Riselda tregoi se nuk ka ndërmend të sjellë në jetë një fëmijë tjetër, pasi djali i saj, Brahimi, bëhet xheloz nga kjo ide.

Gjithashtu, koreografja preku temën e jetesës në Dubai dhe për herë të parë hapi dyert e apartamentit luksoz, duke na lënë të gjithëve pa fjalë.

Apartamenti i saj ishte i arreduar plot shije prej vetë Riseldës dhe në të mbizotëronte ngjyra e floririt.

Për më tepër, shijojini vetë pamjet në videon e mëposhtme.
Shtuar më 22/11/2019, ora 08:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori