PD e kërkon në debat për çështjen e Ahmetajt, Bardhi: Rama plazh në Dhërmi, më tha Ulsiu

Me debate është zhvilluar seanca e sotme plenare në Kuvend dhe shkak u bë mungesa e kryeministrit Edi Rama me të cilin opozita kërkon interpelancë dhe mocion me debat për çështjen e inceneratorëve dhe të Arben Ahmetajt. Ndërsa në rend dite janë parashikuar për t’u votuar disa projektligje të rëndësishme, si ajo e studentëve të Mjekësisë dhe kanabisi mjekësor.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij në Parlament, tha se Kryeministri Rama nuk ndodhet në seancën plenare pasi është në plazh, në jug të vendit. E pas kësaj deklarate kishte dhe komente nga ministrat mirëpo Bardhi iu drejtua ministrit Ulsi Manja duke i thënë se ai ishte personi që i kishte treguar vendndodhjen e Ramës.

“Në fakt të shpjegosh një kërkesë për interpelancë ndërkohë kjo është kërkuar me kryeministrin dhe në një kohë kur kryeministri është në plazh në Dhërmi, besoj që e kuptoni si është shndërruar ky parlament.

(Ndërhyn Ulsi Manja)

Më the ti o Ulsi, unë të pyeta ti më dhe që është në plazh“, tha Bardhi.

/Gazeta Express