Orav-Thaçit: PDSH të kthehet në Kuvend (VIDEO)
Pëlqej
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka pritur në selinë e tij ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, Aivo Orav.

Të dy bashkëbiseduesit kanë folur rreth çështjeve më të rëndësishme që ka Maqedonia sot, si integrimi, marrëdhëniet etnike, incidenti në parlament etj.

Sa i përket integrimit, Thaçi theksoi se shqiptarët nuk heqin dorë nga përqafimi i vlerave evropiane, të tilla si BE-ja dhe NATO-ja dhe se PDSH-ja do të jetë gjithnjë në mbështete të aspiratave integruese të shtetit të Maqedonisë.

Ambasadori Orav i tha Thaçit, në emër të Brukselit, që të kthehet në Kuvend. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori