Opozita nuk do tė lejojė qė pushteti me forcė tė miratojė
buxhetin pėr vitin 2013 dhe u kėrcėnua se do tė bėjė 24 orė kujdestari para sallave tė Kuvendit.
Opozita kėrkon qė Qeveria tė heqė dorė nga miratimi me forcė i buxhetit dhe nga skenari pėr grusht
shtet partiak politik, sepse nė kėtė mėnyrė do ta shkelė demokracinė dhe mbarė vendin, njofton Alsat-M.
"Kjo nuk mund tė kalojė. Ne kemi detyrim ndaj qytetarėve qė ta pengojmė kėtė grusht
shtet partiak, policor dhe zhdukjen e Maqedonisė. Prej sot pasdite, nė mbrėmje, nesėr, aq sa tė ketė nevojė ne nga ky
Kuvend nuk do tė dalim jashtė dhe do tė jemi para sallės 1 aq sa duhet, pėr ti penguar nė kėtė grusht
shtet partiak politik dhe ta ftojmė ekzekutuesin Trajko Velanovski tė heq dorė nga ky skenar", deklaroi Igor Ivanovski nga LSDM.
Situata kulmoi kėtė mėngjes, pasi
opozita hasi nė dyer tė mbyllura nė sallat e Kuvendit dhe nuk mund ta mbanin mbledhjen e Komisionit tė Financave dhe Buxhetit, pėr tė cilėn pohojnė se ishte planifikuar pėr orėn 12 nė mesditė.
Megjithatė, shėrbimet nė Parlament, nuk lejuan hyrjen nė sallat e Parlamentit, as gazetarėt, pėr shkak se ėshtė ditė jo pune, kurse ata nuk kishin informacion se do tė ketė mbledhje tė komisionit. Nė
kuvend nuk kishte deputetė nga shumica nė pushtet. Kryeministri Gruevski, megjithatė sot kėrkoi pėrsėri qė buxheti tė miratohet dhe se e gjithė kjo ishte pėr shkak tė hakmarrjes sė Branko Cėrvenkovskit.
Nė pajtim me procedurat pėr
buxhetin nesėr ėshtė dita e fundit kur buxheti duhet tė gjenden nė seancėn plenare. Qeveria pasdite ka caktuar seancė pėr tė rishikuar
buxhetin, por nėse e dėrgon
buxhetin e ndryshuar nė
kuvend, nga
opozita thonė se ai do tė jetė antikushtetues dhe nė kundėrshtim me ligjet. /albeu.com/
Shtuar më 23/12/2012,
ora 15:35