Operacioni "Tuneli" çon në pranga grupin e shqiptar të trafikut të kokainës dhe marijuanës (VIDEO)
Autoritetet italiane ndërmorën mëngjesin e sotëm një operacion të koduar “Tuneli” duke sekuestruar 40 kg marijuanë.

Lënda narkotike ishte e fshehur në një tunel të vjetër hekurudhor në Bordonaro, pranë shtëpisë së Domenico Pappalardo, një nga të arrestuarit.

Nga operacioni, 12 persona gjithsej u arrestuar, duke goditur kështu një grup kriminal i dedikuar në trafikun e drogës, përfshirë edhe sasi të mëdha kokaine përveç marijuanës.

Në pranga kanë përfunduar edhe shqiptarët Mizafer Binaj,40-vjeç, Ajet Cepaj, 50 vjeç, Rito Mecaj,57-vjeç dhe Ernard Hoxha, 35-vjeç.

Hetimet ndaj grupit nisën pranverën e vitit 2017">2017, gjatë një bisede ku thuhet nëse “peshku është kapur”. Vitin e shkuar, fakte të tjera u mblodhën ndaj grupit në Messina dhe vende të tjera.

Që në fillim të shtatorit 2017">2017, 42 kilogramë marijaune janë konfiskuar brenda tunelit në Bisconte. Pastaj, në nëntor 2017">2017, u kapën më shumë se dy kg e ndarë në dhjetë pako, të cilat u konfiskuan teksa transportoheshin me makinë.

Hetimet janë zhvilluar përmes përgjimeve telefonike dhe mjedisore dhe analizimit të trafikut telefonik.

Një rol të rëndësishëm në grup luante italiani Santino Di Pietro, i cili merrej me shqiptarët si një “person serioz”, kur ka pasur vështirësi në pagesa. Di Pietro, ndërmjetësi, nuk donte të shkatërronte marrëdhëniet dhe konsiderohej një lloj garantuesi.
Shtuar më 19/07/2019, ora 18:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori