Operacioni i rikthen shikimin dy motrave, të verbra që në lindje (VIDEO)
Pëlqej
Dy motra, përkatësisht 6 dhe 12 vjeç i është kthyer shikimi falë një operacioni që ato kanë kryer në sajë të ndihmesës nga një organizatë jofitimprurëse. Dy motrat në fjalë jetojnë në një familje të varfër në Indi, ku mundësitë për të kryer një ndërhyrje jane te pakta. Për të mos rënë pre e abuzimit, si për to dhe shumë fëmijë të tjerë, kjo organizatë kryen këto operacione për fëmijët të cilët kanë novoja specifike të tilla.

Sonja 12 vjeç dhe Anita 6 vjeç, ishin të verbra që nga lindja. Ka qenë kompania nga Brooklyn, “Blu Calka Media”, e cila ka dokumentuar historinë e dy vajzave. National Geographic ka zgjedhur këtë video, si pjesë të misionit të tyre, që të rinjtë të jenë të frymëzuar që të kujdesen për planetin. Më tej organizata jofitimprurëse në një reagim të saj ka nënvizuar se: “Dy motrat ishin në mesin e 20 milionë fëmijëve dhe të rriturve të cilët mund të rivendosin vizionin pas operacionit, e cila merr 15 minuta dhe kushton vetëm 300 dollarë. Por për familjet e varfra që jetojnë vetëm me një dollar në ditë, këto para janë të papërballueshme”. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 12:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori