Opel prezanton modelin e ri (VIDEO)
Opel së fundmi ka sjellë në treg modelin e përditësuar Zafira. Si karakteristikë e këtij modeli është dizajn i ri që ngjan pak në Astran. Makina e re ka drita LED dhe pjesën e përparme e ka më sportive.

Brenda kompania gjermane ka vendosur një tabelë të re instrumentale, ekran të ri me madhësi 7-inç që funksionon përmes butonave dhe ka mundësinë e përkrahjes së “Apple CarPlay” dhe “Android Auto”.

Opel nuk ka publikuar të gjitha specifikat, por një gjë e tillë pritet të bëhet së shpejti. Pritet që modeli të dalë në treg në muajin shtator. /albeu.com/

Shtuar më 01/06/2016, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori