OnePlus prezanton modelin OnePlus 3 (VIDEO)
OnePlus ka lançuar pas shumë muajsh spekulimesh telefonin më të ri OnePlus 3 me RAM memorie prej 6GB. Kompania OnePlus duket se është duke garuar me konkurrentët më të fortë në tregun e telefonave pasiqë ka sjellur specifika të vlefshme në OnePlus 3.

Pjesa më e dobët e pajisjes duket se është ekrani i cili vjen me 5.5 inç dhe rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve. Telefoni
fuqizohet nga Qualcomm Snapdragon 820 dhe RAM memorie prej 6 gigabajtëve. Hapësira e brendshme sjell 64GB ndërkohë që kamera paketon 16 megapiksel për foto dhe video duke u mbështetur edhe nga kamera ndihmëse që ka 8 megapiksel.

Bateria e pajisjes ka kapacitet prej 3,000 mAh kurse sistemi operativ është Oxygen OS i cili mbështetet në Android 6.0.

OnePlus 3 poashtu ka të integruar sensorin e gjurmëve të gishtërinjve përmes të cilit bëhet identifikimi dhe ruajtja e sigurisë. Çmimi startues i pajisjes është 399 euro. /albeu.com/
Shtuar më 16/06/2016, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori