Olsi Bylyku imiton Noizyn, video do ju bëjë të mbani barkun me dorë (VIDEO)
Mbrëmjen që shkoi, stafi i filmit ‘Falco’ që po realizohet nga Bes Kallaku, janë bërë bashkë për të festuar dhe videot nga darka janë publikuar në ‘Instagram’. Atmosfera ka qenë shumë e bukur sidomos me praninë e aktorëve të humorit që i kanë bërë të gjithë të qeshin.

Një prej momenteve të publikuara që ka tërhequr më shumë vëmendje ka protagonist Olsi Bylykun. Aktori shfaqet teksa imiton Noizyn ndërsa, Sara Kolami e xhiron. Në sfond dëgjohet kënga më e re e reperit dhe Olsi që përpiqet të lëvizë si ai. Imitime të tilla nuk janë të rralla nga aktori, i cili gjithmonë na bën të qeshim me sensin e tij të humorit.

Xhirimet e filmit ku është pjesë edhe Bylyku kanë nisur prej kohësh dhe siç ka bërë me dije vetë producenti dhe skenaristi, Bes Kalalku, shumë shpejt të gjithë do e shohim të përfunduar.

Shtuar më 03/08/2019, ora 13:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori