Ofrohej seks online, çfarë u gjet brenda studios në Tiranë (VIDEO)
Policia ka goditur një tjetër rast prostitucioni online në Tiranë ku kanë rënë në pranga 7 shtetas, ndër to, tutorja dhe vajzat që shfrytëzoheshin.

Të arrestuarit

– Dafina Tresa, 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios “Chat Line”.

– Artur Bakalli, 33 vjeç, banues në Tiranë.

– Xh.B., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.

– A.B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.

– E.D., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.

– K.B., 19, vjeçe, banuese në Tiranë.

– A.K., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndiqet në gjendje të lirë shtetasja :

– B.D., 17 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga puna e mirëorganizuar hetimore ka rezultuar se shtetasja Dafina Tresa, 32 vjeçe, prej një kohe të gjatë punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej ndërmjet logimit në faqet “Adult Ëork”, aktivitet të cilin e kryenin në një apartament në bulevardin “Bajram Curri”.

Sekuestrohen në cilësinë e provës material :

– 9 njësi kompjuteri.
– 9 ekrane kompjuteri.
– 9 kamera për komunikim video online.
– 2 lap-topë.
– 16 lodra plastike të seksit
– sende të tjera të cilat përdoren si lodra seksuale.

Materialet iu Referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzim të Prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, neni 114 dhe 115 i Kodit Penal, për shtetasen Dafina Tresa, për veprën penale “Shfrytëzim i Prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal, për shtetasin Artur Bakalli, ndërsa për shtetaset Xh.B., A.B., E.D., K.B., A.K., dhe E.D., për veprën penale të “Prostitucionit”, parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 06/09/2017, ora 13:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori