Nuk u ndanë këta? Video e Baby G që vërteton të kundërtën (VIDEO)
Pak ditë më parë në media qarkulloi një lajm ku thuhej se Baby G është ndarë nga partneri i saj, Lim Hoti.

Shkak për këto aludime u bënë rrjetet sociale, pasi ata nuk ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram dhe Baby G kishte fshirë të gjitha fotot ku shfaqej me Lim Hotin.

Por me sa duket kjo ka qenë një mënyrë për të bërë pak ‘zhurmë’ pasi ata janë bashkë dhe më të lumtur se kurrë.

Pak orë më parë Limi ka publikuar në Instastory një video ku shfaqet pranë këngëtares dhe e uron për ditëlindje.

“Gëzuar ditëlindjen yll”, shkruan Limi.

Kujtojmë se dyshja është bashkë prej disa kohësh dhe lidhja e tyre u bë publike më 14 shkurt.

Përveçse në jetë, ata kanë bashkëpunuar edhe në muzikë duke sjellë për publikun këngën “Pretty Gangster”.

Shtuar më 17/07/2019, ora 09:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori