Shkak u bënë pazaret mes kandidatëve të primareve, ky është autori dhe nënkryetari i PD në Laç (FOTO LAJM)

Është zbardhur ngjarja e pak minutave më parë në Laç, ku pas një dabati në mbledhjen e kandidatëve të primareve në PD, situata degjeneroi në përdorimin e armëve.

Autori Van Rica mësohet se ka qëlluar në korridorin e selisë në ajër, ku për fat të mirë nuk pati të lënduar dhe pas u arratis.

“Uniformat blu” bënë  me dije se Rica u konfliktua me shtetasin Kastriat Marku, i cili mësohet se është nënkryetari i PD në Kurbin.

Shkak i këtij konflikti kanë qenë pikërisht pazaret mes kandidatëve të primareve, ndërsa autori është ende në kërkim.

Kastriot Marku
Van Rica

Njoftimi i policisë:

Kurbin / Qëlloi me armë zjarri, gjatë një konflikti, Policia shpall në kërkim shtetasin V. R.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin shpallën në kërkim shtetasin V. R., 53 vjeç, , për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi, rreth orës 17:30, Policia e Kurbinit ka marrë njoftim për një konflikt, gjatë së cilit,një shtetas kishte  qëlluar me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku ka rezultar se:

Dega lokale e një subjekti politik, në Kurbin po zhvillonte një mbjedhje dhe gjatë saj, ka pasur një debat mes shtetasve K. M. ( P), dhe një anëtari, mbështetës i një kandidati tjetër primar, nga ky subjekt politik, për Kurbinin.

Në debat e sipër, shtetasi V. R. ka qëlluar me armë zjarri në korridor dhe është larguar menjëherë nga ambientet e degës së subjektit politik.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas të pranishëm gjatë konfliktit, për t’i marrë në pyetje dhe vijon puna intensive për kapjen e shtetasit V. R.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën  shtetasi V. R., tashmë  i shpallur në kërkim, dyshohet se ka qëlluar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.