"Nuk jeni tradhtarë", Elisa Spiropali u "rreh shpatullat" deputetëve të rinj të opozitës (VIDEO)
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga foltorja e Kuvendit u ka dalë në mbrojtje deputetëve të rinjopozitës duke thënë se ata nuk janë tradhtarë (ashtu siç i qujatën PD dhe LSI).

“Ata nuk i quajtën kolegët e tjerë tradhtarë. Ata i quajnë njerëzit që vijnë e marrin detyrën i quajnë tradhtarë, por në fakt tradhtarët janë ata që braktisën detyrën. Interesat e Lulzim Basha dhe Kryemadhi nuk përkojnë me pjesën më të madhe të shumicës. Të rinjtë duhet të keni mundësitë të shkollohen. Universitet të prodhojmë për shoqërinë dhe të thithin fonde dhe qeveria është e interesuar për të krijuar partneritet dhe fakultete të mund të ngrenë edhe funde. Studentët donin transparencë për fondet e universitetit”, tha ajo ndër të tjera.
Shtuar më 13/03/2019, ora 14:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori