"Nuk i lë motrat e mia aty", ulërimat rrëqethëse të vajzës nga aksidenti (VIDEO)
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:00, një aksident tragjik i mori jetën 3 anëtarëve të familjes Biba në rrugën Tiranë-Elbasan.

Nga aksidenti mësohet të kenë vdekur babai Bardhok Bibaj, 62 vjeç, nëna Valentina Bibaj 54 vjeçe Mirditë dhe një nga vajzat Florida Bibaj e bija 22 vjece, ndërkohë vajza tjetër Xh. Bibaj , 26 vjeçe ndodhet në gjendje kritike për jetën, gjithashtu edhe dhëndrii cili drejtonte mjetin Arlintin Alia, 32 vjeç nga Puka, në gjendje të rëndë për jetën.

Për shkak të orarit kur ka ndodhur aksidenti informacionet fillimisht ishin të pakta, madje edhe pamjet, por refruar një video në RTV Ora shihet se makina është kthyer përmbys.

Në sfond dëgjohet një vajzë, e cila qan se nuk do të largohet nga vendi i ngjarjes pa motrat e saj.

“Jo, nuk iki, nuk i lë motrat e mia aty”, qan vajza.

Policia konfirmon se vazja Xhuljana nuk ka vdekur. Fillimisht u raportua e vdekur, më pas kaloi në vdekje klinike dhe tashmë është në gjendje kritike për jetën.

Vajza në foto është një nga pasagjeret e makinës, e cila qan në video.
Shtuar më 16/06/2019, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori