Nuk flasin prej kohësh por Julian Deda imitoi në emision Gentian Zenelajn (VIDEO)

Prej kohësh thuhet se dy aktorët, Gentian Zenelaj dhe Julian Deda nuk flasin.

Ata kanë prishur marrëdhëniet e tyre dhe pak kohë më parë pranuan se mes tyre nuk ka më komunikim.

Por pavarësisht kësaj, në puntatën e parë të emisionit “Klanifornia” Juli na ka habitur me veprimin e tij.

Ai ka imituar Gentin në jurinë e “Dance With Me” dhe duke qenë se ata kanë punuar për një kohë të gjatë bashkë, Juli e ka imituar shumë mirë.

Pas kësaj skene ata kanë shkaktuar shumë të qeshura për publikun në skenë dhe ata që i shihnin nga ekrani.
Shtuar më 06/10/2019, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori