Prokuroria për krim të organizuar nuk do t’i hetojë incizimet e fundit të publikuara në Youtube, që kishin të bëjnë me liderët e partive më të mëdha,
Zoran Zaev dhe Hristian
Mickoski.
Në të dyja rastet, në mënyrë direkte dhe indirekte përfshihen persona lidhur me
rastin “
Reket”.
Në audio materialet,
Zoran Zaev e përmend biznesmenin Orce Kamçev i cili denoncoi zhvatje nga Boki 13.
Në materialet për Mickoskin, dëgjohet kreu i VMRO DPMNE-së se si në takim direkt flet me
Zoran Milevski- Kiçeecin më 14 prill të vitit të kaluar, respektivisht dy muaj para se Villma Ruskoska ta hapte
rastin “
Reket”.
Kryetarja e Prokurorisë për Krim të Organizuar nuk e din nëse Kiçeec ka dorëzuar dokumente të caktuara në VMRO DPMNE për
rastin “
Reket”, pasi në gusht të vitit të kaluar
Mickoski pohonte se një informator deri tek ta ka dorëzuar dëshmi se në
rastin “
Reket” është i përfshirë pushteti.
Shtuar më 11/05/2020,
ora 23:48