Nokia përdor rrufetë për të karikuar telefonin (VIDEO)
Pëlqej
Një grup shkencëtarësh nga Universiteti Southampton janë bashkuar me Nokia-n për të eksploruar mundësitë e përdorimit të energjisë së rrufeve për të karikuar një telefon celular. Për të krijuar “fuqinë e rrufesë” për testet e tyre, fillimisht skuadra gjeneroi një rrymë alternative përmes një transformatori.

Më pas, kjo rrymë kaloi përmes një hapësire që ishte rreth 2.5 cm e hollë, duke transmetuar 200 000 volt në formën e një vetëtime elektriciteti. Sinjali u transferua më pas në një transformator tjetër kontrolli, prej së cilit u karikua bateria e Nokia Lumia 925. Grupi i punës shprehet se, teksa kompanitë e tjera po eksperimentojnë me karikimin pa kabëll, ata po përpiqen të gjejnë mënyra inovative të cilat mund të ndryshojnë mënyrën se si karikojmë telefonët në të ardhmen shkruan PCWorld Albanian.

Ata shtojnë se qarqet e pajisjeve të Nokia-s janë të afta të stabilizojnë sinjalin e rrufesë, çka mundëson më pas karikimin e baterisë. “Ky zbulim provon se pajisjet mund të karikohen me një rrymë që kalon përmes ajrit. Ky kërkim dëshmon se një ditë mund ta përdorim energjinë e rrufeve për përdorim personal. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2013, ora 13:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori