Noizy-t i realizohet ëndrra, Rihana më në fund dëgjon për të (VIDEO)
Noizy padyshim që është një nga reperat më të suksesshëm në Shqipëri.

Por edhe pse fama e tij është ndërkombëtarizuar, ai përsëri ka një fiksim për të takuar Rihanën dhe pse jo për ti treguar asaj këngët që ai bën.

Ai shpesh herë i komenton në fotot të ndryshme dhe madje e thërret atë nuse.

Megjithatë, nëpërmjet një videoje të publikuar së fundmi në ‘Instastory’, Noizy ka treguar se Rihanna ka dëgjuar më në fund për të.

video dëgjohen dy shqiptarë që i thonë Rihanës:
“Ke të fala nga Noizy Rihanna”, dëgjohen të bërtasin me të madhe djemtë, ndërkohë që ky moment epik ka shkrirë së qeshuri jo vetëm Noizyn, por të gjithë fansat e tij. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2019, ora 14:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori