Njuhuni me 109 vjeçaren e cila agjëron prej gati një shekull (VIDEO)

Në afërsi të Prizrenit jeton Xhemile Susuri, 109-vjeçare, së bashku me djalin, nipat dhe stërnipat e saj.

Ajo shfaqet në formë, me energji dhe lëviz çdo ditë nëpër shtëpi. Vitet që mban mbi supe ajo i mban mend shumë mirë dhe thotë se është mbi 100 vjeç.

“Kur i kam pasur 18-vjeç e kam filluar Ramazanin, dhe nuk jam ndalur më. Kemi hequr keq boll, por kush ka mundur e ka mbajtur. Kush nuk ka mundur, nuk e ka mbajtur. Mua më ka mbajtur puna se nuk kam ndenjur ulur por kam punuar”, shprehet ajo.

Ka 91 vite që argjëron në mujain e Ramazanit dhe sipas saj sekreti i qëndron tek buka e misrit.

Por ajo nuk ndalet edhe në punët e shtepisë, ajo ende bën punë dore dhe shprehet se puna e mban gjallë.
Shtuar më 19/05/2019, ora 09:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori