Njihuni me oktapodin "Casper" (VIDEO)
Shkencëtarët e National Oceanic and Atmosphere Administration kanë gjetur krijesën e vogël në veriperëndim të Hawait, teksa ishin duke filmuar në fund të oqeanit. Kjo krijesë ndryshe është quajtur Casper, njolloj si fantazma e filmave të animuar.

"Kjo me siguri është një specie e papërshkruar më parë dhe mund të mos i përkasë një gjinie të përshkruar", thotë Michael Veçhione, i Shërbimit kombëtar të marinës dhe peshkimit.

Octopod apo octopus, të dyja janë të familjes së oktapodëve, por nuk janë e njëjta gjë. Ai është i vetmi oktapod i gjetur në thellësira shumë të mëdha. Kamera e montuar në një aparat ndodhej në dyshemenë e oqeanit në një thellësi prej 4290 metrash nga sipërfaqja. /albeu.com/

Shtuar më 05/03/2016, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori