Njihuni me gjahtarin e gjarpërinjve (VIDEO)
India është shtëpia e qindra lloje gjarpërinjsh, njëri më helmues se tjetri dhe nga të dhënat e autoriteteve vendase të shëndetësisë, çdo vit gjejnë vdekjen me qindra persona nga pickimi i këtyre zvarranikëve.

Por është një indian, i quajtur Salem Khan që jo vetëm nuk u druhet gjarpërinjve, por i kap dhe qëndron mes tyre pa asnjë problem.

Videoja është xhiruar në një zonë të pyllëzuar në afërsi të qytetit Bhopal dhe në përshkrimin e saj thuhet se zvarranikët ishin kapur më herë nëpër fshatra dhe qendra të tjera të banuara të provincës.

Më pas janë futur në një thes dhe janë liruar sërish në natyrë pasi më parë ishin siguruar se nuk kishte njerëz të tjerë vërdallë.

thes kanë qenë rreth 100 reptilë, mes të cilëve edhe kobra e famshme, gjarpri simbol i Indisë që njihet për helmin e tij tejet të fortë.
Shtuar më 15/10/2016, ora 17:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori