Njësojë si mami, Zaimina zbulon se çfarë mund të bëhët e bija në të ardhmen (VIDEO)
Vogëlushja 1-vjeçare e Zaimina Vasjarit, Khloe, është bërë personazhi protagonist pothuajse në çdo postim në Instagramin e mamasë së saj.

Këngëtarja publikon shpesh momente të ndryshme me të bijën, nga e cila nuk ndahet asnjë sekondë.

Së fundmi, Zaimina e ka filmuar të voglën teksa këndonte me një mikrofon në dorë, veprim i cili e ka bërë të qeshë këngëtaren.

Ajo i ka bashkëngjitur videos ku Khloe këndon disa emoji duke qeshur, ndërsa Khloe nuk e prish terezinë teksa këndon.

Mesa duket, vogëlushja ndan të njëjtin pasion me mamin për muzikën dhe mbase në të ardhmen do ta shohim këngëtare.

Ndërsa Zaimina gjatë intervistave është shprehur se tani nuk e mendon më t’i rikthehet muzikës, duke e quajtur thjesht një hobi të vjetër që kaloi me moshën.

Shtuar më 25/07/2019, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori