Përdhunimi i të miturës në Babrru, Rama mbron ministren Shahini

Kryeministri i vendit Edi Rama,ka kristikuar ashpër kërkesën që kanë bërë shumë figura publike për dorëheqjen e ministres së Arsimit Besa Shahini, pas skandalit me përdhunimin e të miturës në Babrru.

Në mbështetje të plotë të ministres së Arsimit, Besa Shahini, Rama ka bërë akuza në adresë të opozitës, medias, shoqerisë civile dhe kujtdo tjetër që duke dhënë detaje për vajzën e dhunuar, ka kërkuar dorëheqjen e ministres, për të cilën nuk kanë munguar akuzat.

“Qofshi burra e qofshi gra, kush akuzon sot ministren Shahini, jeni më keq se ai mësuesi, se ai dhunon si monstër një të mitur, ju kultivoni dhunën në shpirtin e gjithë të miturve”- tha Rama.

“Atë viktimë që gjënë më të rëndësishme dhe kërkesën themelore që ka gjë që e thonë e rrëfejnë viktimat e dhunës të kësaj natyre, më ruani anonimitetin e marrin dhe e përplasin mur më mur, ekran më ekran, portal më portal si oktapodhët e bam e bam i bëjnë petë fare, kjo është kanibalizëm, pseudointelektual, pseudonjerëzor”- tha Rama, duke thënë se në këtë mënyrë ajo është ridhunuar dhe ata që e bënë janë ridhunuesit e saj.

Pjesë nga fjala e Ramës

U përsërit ajo që ndodh pas cdo herë, në nivelin e dhunimit psikologjik të një populli të tërë, është fatkeqësi të shohësh njerëz që kanë mikrofon, pavarësisht se janë deputete, deputetë, shoqëri civile, analistë dhe që e marrin viktimën dhe e bëjnë mish për topa e tyre, nuk ndodh në asnjë vend normal të botës, ndodhë këtu. Atë viktimë që gjënë më të rëndësishme dhe kërkesën themelore që ka gjë që e thonë e rrëfejnë viktimat e dhunës të kësaj natyre, më ruani anonimitetin e marrin dhe e përplasin mur më mur, ekran më ekran, portal më portal si oktapodhët e bam e bam i bëjnë petë fare, kjo është kanibalizëm, pseudointelektual, pseudonjerëzor, fatkeqësi të shikosh se si një viktimë e dhunës, një e mitur përdoret në këtë farë feje, me lot të sinqertë apo krokodili, nuk kam dyshim se disa prej atyre që folën vuajnë me të vërtetë, por krimi është krim, kur vret, vret, dhunon, dhunon, e po ju them atyre që kanë folur për këtë temë dhe e kanë marrë viktimën e kanë kthyer në shkop për ti rënë të tjerëve që jeni ridhunues të asaj fatkeqe, e keni ridhunuar dhe nga ana tjetër nuk besoj një sekondë të vetme që ata që dhunojnë publikisht ministren e arsimit një grua e që flasin për të drejtat e grave e kanë hallin te ajo viktimë, nuk mbron një viktimë të abuzimit duke akuzuar dikë tjetër, nuk funksionon.

Kisha katolike ka prej vitesh që ka hyrë në një proces të tmerrshëm të përballjes me pedofilinë, kardinalë, peshkopë, të gjithë nivelet, të përfshirë në skandale ngacmimesh ekstreme seksuale, dhe kjo jo që e ka goditur në mënyrë shumë të egër kredibilitetin e vetë kishës nuk ka qenë kurrë as brenda kishës, as në shoqëritë që janë përballur me fenomenin e priftërinjve, autoriteteve kishtare të zbuluara para popullit si pedofilë arsye për të rrënuar vetë kishën, besimin, etikën e komunikimit, vetë detyrimin njerëzor për tju dalë për zot viktimave.

Ketu viktimave është bërë paçavure, poster, paçavure, dhe jam i bindur që askush nuk ka shkuar të qajë hallet me të pa lënë që të merret vesh, askush, nga këta që flasin, nëse ka një njeri që e di me siguri që e ka bërë është ajo gruaja atje, që me paturpërsinë më të madhe, lloj lloj dhelprash, cakenjsh, monstrash me fytyrë njeriu e sulmojmë, ca duan ata që MAS të bëjë krim, që ajo të dalë e të merret me rastin në publik, apo që ajo të marrë masat që parasheh ligji sic i ka marrë?

Këto krime janë shumë të vështira për tu kapur, por nëse kthehen kështu sic është kthyer nga gojëtarët e gojëtaret e politikës dhe medias, ky rast do kemi zëroi denoncime, përkundrazi, kjo është ti thuash atyre që janë objekt i ngacmimeve, mos guxo të denoncohesh se do bëhesh personazhi i gjithë theshethemnajës, baletrave e lufterave për arsye që nuk kanë lidhej fare me ty.

E kur ndodhin këto nuk është rasti për tu kujtuar për viktimat por se ca bëjmë ne përditë, ca bëhet këtu , në ekrane, përdoren të gjitha fjalët fyerjet e ofendimet që asnjë prind, nuk na kanë thënë që kur përdor këto fjalë do jesh i nderuar por mos i përdor kurrë, ca kërkojnë këta nga mësuesit dhe duke e dënuar pas asgjë rezervë cdo dhunues kudo qoftë, mësues apo cfarëdoqoftë deri në zgëqin më të largët po ju them: që kush e përdor mikrofomnn për te thënë fjalët më të ulëta, për të përdorur shpifjen shantazhin si platformë politike, apo mediatike, është me keq se ai përdhunuesi atje, se ai është një monstër që nuk e ka pasur në jetë shansin që të ketë rrugën, karrierën, mundësitë financiare për të qenë ku jemi ne sot këtu, po atje që bëjnë gerr gërr duke sharë nëpër mikrofonin, apo të tjerë që shtrohen në darka tendash mediatike, duke jetuar me gjoba, shtantazhe e kërcënime për të na gjykuar ne.

Ai nuk meriton emrin njeri, kurse ata që me kostume e kravatë apo versaqe ato bëjnë gjyqin e madh moral dhe ia kanë mësuar vajzave e djemve se fjala e ndyre është opozitarizëm, shpifija është rebelizëm, shantazhi, kërcënimi, dalja nga institucionet është për të mirën e vendit janë shumë më keq e të neveritshëm se ai atje.

Të bësh parada për dhunën në këtë rast është elementare, por nëse nuk do që ajo të përsëritet, mos përsërit ti atë që shikon nga mësuesit dhe pedagogët e moralit dhe të mirësjelljes në politikë, media dhe e dyta refuzo ti. Nuk kam parë ndonjërin të dalë në paradë kur janë përdhunuar me gojë gratë, sepse Besa Shahini nuk është grua, vajza e një nënë, bashkëshortja e një burri, është një nga ata, të gjithë njësoj, e kjo shkon poshtë.


Shtuar 4.06.2020 12:29