Arsenali dhe West Ham në garë për serbin e Real Madridit

Luka Jovic është një nga dështimet e Real Madridit prej disa sezonesh. “Galektikët” nuk e përjashtojnë shitjen e tij në merkaton e ardhshme.

Dy klube angleze janë në garë momentalisht për shërbimet e serbit, Arsenal dhe West Ham.

“Topçinjtë” duan një partner për Pierre-Emerick Aubameyang që ka humbur formën që prej rinovimit të kontratës.

Ndërsa, David Moyes gjithashtu e do një qendërsulmues.

Pavarësisht formës së dobët, Reali ende nuk i ka vendosur çmim 23-vjeçarit.


Shtuar 22.09.2021 16:10