Gjermania jep “dritë jeshile”, ministrja: Nuk do të bllokojmë eksportin e tankeve “Leopard 2” në Ukrainë

Gjermania është e gatshme të autorizojë Poloninë të dërgojë tanke Leopard në Ukrainë. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Megjithatë ajo tha se Polonia nuk kishte kërkuar ende leje eksporti për tanket.

“Për momentin pyetja nuk është bërë, por nëse do të na bënin ne nuk do ta pengonim”, cirohet të ketë thënë ministrja në televizionin francez TV LCI.

Javën e kaluar, kryeministri i Polonisë Mateusz Morawiecki tha se vendi ishte gati të çonte 14 tanke Leopard 2 në Kiev nëse Berlini do ta lejonte, shkruan BBC.

Tanket Leopard 2 u projektuan posaçërisht për të konkurruar me tanket ruse T-90, të cilat po përdoren në pushtim. Besohet se ka më shumë se 2,000 prej tyre në mbarë botën dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se rreth 300 prej tyre do të ndihmonin në sigurimin e një disfate ruse.

Shumë vende aleate janë shqytësuar me qendrimin e me Gjermanisë për hezitimin e saj për të dërguar tanket e saj Leopard 2.

Sipas rregulloreve aktuale, Gjermania duhet të sanksionojë gjithashtu çdo rieksportim të tankeve të saj nga vende të tjera, si Polonia.
Pas një takimi të më shumë se 50 vendeve aleate të premten, Gjermania nuk ishte zotuar ende për furnizimin e tankeve dhe as lëshimin e licencës së tyre të eksportit.

Por ajo mohoi bllokimin e njëanshëm të eksportit të tankeve.

Në një deklaratë të përbashkët të shtunën, ministrat e jashtëm të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë i thanë Gjermanisë “të sigurojë tanke Leopard për Ukrainën tani”.

Pse tanket Leopard janë kaq të kërkuara?

Tanku Leopard 2 është një armë e klasit botëror që përdoret nga shumë vende. Ukraina i sheh tanket si një pjesë tjetër jetike të mbrojtjes së saj kundër forcave ruse dhe Leopardët kanë parë veprime luftarake në Afganistan dhe Siri.

Ajo që i bën ata veçanërisht tërheqës për Kievin është se gati dy të tretat e të gjithë Leopardëve të prodhuar janë ende në Evropë. Pra, marrja fizike e Leopardëve në luftë është relativisht e thjeshtë. Kjo e bën gjithashtu më të lehtë mirëmbajtjen dhe riparimin e tyre.

Vlen të kujtohet në të gjitha këto se Gjermania po i jep Ukrainës sisteme jetike të mbrojtjes ajrore, si raketat tokë-ajër IRIS-T dhe Patriot, si dhe transportues të blinduar të personelit.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka qenë tradicionalisht skeptik për përfshirjen gjermane në konfliktet ushtarake dhe i shqetësuar për shkaktimin e një përshkallëzimi nga Rusia.

Franca tashmë është zotuar të dërgojë tanke të lehta në Ukrainë dhe Macron sugjeroi se ishte e mundur që tanket e rënda Leclerc të prodhimit francez të mund të dorëzoheshin gjithashtu në Ukrainë. Vende të tjera janë zotuar të dërgojnë tanke, përfshirë Britaninë e Madhe, e cila do të dërgojë 14 Challenger 2./Albeu.com/


Shtuar 23.01.2023 12:25