Një shqiptar nga Maqedonia, pjesë e "hajdutëve" të 80 orëve Rolex në Bahrein (VIDEO)
Edhe një
shqiptar nga Maqedonia rezulton të jetë pjesë e grupit të personave që bënë "vjedhjen e famshme" të 80 orëve të shtrenjta
Rolex në
Bahrein vitin e kaluar.
Personi, që dyshohet se ka qenë pjesë e grupit quhet
Gjin Gjergji dhe është 36-vjeç.
Disa burra të veshur me ferexhe kanë vjedhur vitin e kaluar 80 orë "
Rolex" që kapin gjithsej vlerën e 1.4 milionë dollarëve, shkruan Tetova1.com.
Policia, sipas videoincizimeve nga kamerat e sigurisë në Qendrën tregtare në
Bahrein i ka identifikuar personat.
Ata dyshohet të jenë Rahman Aliu (30),
shqiptar nga Serbia, Petrit Frani (32) dhe Astrit DedaJ (23) nga Shqipëria, Ekrem Gashi (35) dhe Gentian Abazi (24) nga Kosova si dhe
Gjin Gjergji (36) me shtetësi të Maqedonisë.
Ky grup me ndihmën e një turku dhe një amerikani, të cilët janë arrestuar, vetëm dy orë pasi e kanë kryer vjedhjen kanë arritur të ikin nga
Bahreini.
Ata janë shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe
Bahreini po kërkon ekstredimin nga vendi ku mund të jenë arratisur./albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014,
ora 10:06