Një person sulmon 4 kalimtarë dhe 3 oficerë policie në Francë
Pëlqej
Një ish-pacient psikiatrik grushtoi katër kalimtarë, pastaj sulmoi tre oficerë policie ndërsa bërtiste sot “Allahu Akbar” në Toulouse, Francë.

Njeriu i “tërbuar”, 42 vjeç, filloi të rrahë blerësit në qytetin francez rreth orës 16:00 përpara se policët të cilët ishin vetëm disa metra larg u futën, shkruan Mail Online, përcjell albeu.com

Sulmuesi nisi dhe goditi oficerët para se ata të arrinin ta përmbajnë dhe ta arrestonin. Ai vazhdoi të bërtistë “Allahu Akbar” teksa neutralizohej në tokë nga policia. /albeu.com/

Shtuar më 13/09/2017, ora 20:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori