Aksidentoi për vdekje të moshuarin në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

Ka rënë në prangat e policisë, 31-vjeçari që përplasi për vdekje një të moshuar ditën e djeshme në Tiranë.

31-vjeçari ka akidentuar me automjetin e tij në rrugën “Tre Dëshmorët”, 69-vjeçarin i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin:

– L. L., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin A. Z., i cili për pasojë ka humbur jetën;

/albeu.com/


Shtuar 10.02.2023 15:00