Rama: Kur BE na bëri deklaratë dashurie, Meta e Basha u marrosën!

Kryeministri Edi Eama ka zgjedhur ti përgjigjet opozitës dhe Presidencës pas thirrjeve për 2 Marsin.

“Sa më shumë Shqipëria forcon trupin e saj të brishtë, aq më shumë ata që e penguan, shfrytëzuan, dërrmuan për vite të tëra, dëshpërohen e lëshojnë gjuhën jashtë kontrollit! Tamam kur Shqipërisë i’u bë një deklaratë publike dashurie nga BE dhe bota mbarë në 17 shkurt, ata u marrosën…”

“Shqipëria i ka lënë pas dhe kërkon nga ne ta çojmë përpara; duke e forcuar çdo ditë, përmes reformave e punëve që s’u bënë kurrë në kohën e tyre të shkuar”, thotë Rama.

Rikujtojmë se Presidenti Meta i ka ftuar qytetarët pasditen e 2 marsit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke iu dhënë fjalën se shumë shpejt falë popullit shqiptar s’do ketë vetëm një institucion që është në mbrojtje të kushtetutës por gjithë institucionet që janë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit “do i kthehen popullit shqiptar.

Në këtë datë, kreu i shtetit ka paralajmëruar se do të firmosë dekretin e parë për shpartallimin e grushtit të shtetit.


Shtuar 22.02.2020 16:14