22 vjeçarja shqiptare me koronavirus tregon detaje të tjera: Kollë e thatë dhe dhimbje fyti

Koronavirusi vijon të përhapet gjerësisht në mbarë botën, ndersa është shtuar ndjeshëm edhe bilanci i të vdekurve.

22-vjeçarja shqiptare, në SHBA, Bjonda Haliti e cila është prekur nga koronavirusi ka treguar detaje të reja.

Sipas Bjondës, simptomat e para ishin të ngjashme me çfarë dëgjojmë të thuhet në media, ku kolla e thatë shfaqej më shumë dhe më pas dhimbja e fytit.

Gjithashtu ajo i ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që e kanë akuzuar se pi duhan dhe shisha, duke mohuar se i konsumon, madje ajo ka thënë se merret me sport dhe nuk pi as alkool.

Fatmirësisht Bjonda sot është në gjendje më të mirë shëndetësore.


Shtuar 26.03.2020 09:48