Një ftesë për ta bërë të lumtur, Isli Islami surprizohet "live" në emisionin e mëngjesit (VIDEO)
Moderatori i programit të mëngjesit në ekranin e Top Channel, Isli Islami është surprizuar teksa ka qenë duke drejtuar Wake Up së bashku me Ori Nebijaj.

Në studion e tyre ka mbërritur Oni Pustina, postieri i programit "Dua të të bëj të lumtur’" i cili i ka dorëzuar zarfin për të qenë pjesë e programit.

Islami është surprizuar shumë dhe me siguri kureshtja më e madhe e tij lidhet me personin që e ka ftuar.

Me siguri pas këtij momenti, teleshikuesit janë shumë kureshtarë rreth surprizës që e pret Islamin, i cili duke qeshur ka pohuar se nuk kishte marrë asnjëherë letra anonime.
Shtuar më 30/05/2020, ora 08:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori