Roma triumfon në derbin e kryeqytetit, Abraham goleador (VIDEO)

Roma ka arritur të fitojë bindshëm derbin ndaj Lazios me rezultatin 3-0.

Roma gjeti golin në sekondën e 56-të me anë të Abraham pas një rrëmuje në zonën e Strakoshës. Ekipi i Mourinhos po menaxhonte shumë mirë lojën dhë në minutën e 22-të shënojnë edhe të dytin me Abraham përsëri me një goditje fluturimthi.

Por nuk u mjaftuan me kaq pasi pa u mbyllur pjesa e parë, në minutën e 40-të Pellegrini shënoi një gol të jashtëzakonshëm me goditje dënimi.

Pjesa e dytë ishte pa gola por e kontrolluar totalisht nga Roma pa asnjë problem.

Kështu, Roma parakalon Lazion dhe ngjitet në vendin e pestë me 51 pikë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 20.03.2022 19:56

Tags: ,