Nissani i ri, mund të parkohet edhe vetë (VIDEO-FOTO)
Japonezët vijojnë të habisin me zbulimet e tyre në fushën e teknologjisë. Në panairin Ceatec 2012 në Tokio është prezantuar Nissan NSC-2015, makina e cila arrin të parkohet vetë.


NSC-2015 është një version i modifikuar i modelit Leaf të Nissan-it. Makina e cila pritet të dalë në treg në vitin 2015 mbështetet në sensorë, kamera, kompjuterë dhe teknologjinë 4G të komunikimit për të naviguar, që robotët të kthejnë timonin, të ndryshojnë marshet e të shtypin frenat. Makina mund të njohë sinjalistikën dhe të ndalojë në një kryqëzim. /albeu.com/
Nissani i ri, mund të parkohet edhe vetë

Japonezët vijojnë të habisin me zbulimet e tyre në fushën e teknologjisë. Në panairin Ceatec 2012 në Tokio është prezantuar Nissan NSC-2015, makina e cila arrin të parkohet vetë.
Shtuar më 05/10/2012, ora 18:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori