“Dua Champions me PSG”, Mbappe qetëson tifozët parizienë: Qëndroj këtu!

Përpara se të vijë vera dhe të nisë një treg i ri transferimesh, Kylian Mbappé ka dërguar një mesazh që me siguri do t’i qetësojë tifozët parizienë.

Ylli francez dha një intervistë për programin “Tout le sport” në “France 3”, ku iu referua edhe një herë planeve të tij për të ardhmen dhe sfidat me të cilat duhet të përballet. I mbështjellë me thashetheme të shumta, duket se Mbappé e ka të qartë rrugëtimin e tij:

“Niveli tjetër? Të fitoj Ligën e Kampionëve. Unë tashmë kam luajtur një finale, një gjysmëfinale, çerekfinale, në tetëshe…Tani duhet fituar trofeu, kjo është gjithçka që më duhet. Shpresoj të ndodhë sa më shpejt. Ku do të jem? Natyrisht, te PSG. Unë jam parizien dhe kam një kontratë, kështu që do të ndodhë me PSG” – u shpreh ndër të tjera sulmuesi francez.

Disa fjalë që përplasen me informacionet që e shohin larg Parisit. Tani për tani, Kylian i qetësoi fansat e tij dhe heshti zërat që e shohin diku tjetër. Kujtojmë se kontrata e yllit francez me PSG-në përfundon në verën e vitit 2024.


Shtuar 13.04.2023 12:04